
Gjykata e Apelit ka caktuar nëpërmjet shortit gjyqtaren Igerta Hyri për çështjen Meta-Kryemadhi. Ish-presidenti ka ankimuar masën arrest me burg që i ka caktuar GJKKO.
Gjithashtu edhe deputetja e PL Monika Kryemadhi ka kundërshtuar masën ‘detyrim paraqitje’. Ndaj ish-presidentit rëndojnë tre vepra penale.
"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi", njofton Gjykata e Apelit.
Meta u arrestua në datën 21 tetor nga agjentët e BKH me urdhër të SPAK. Ai qëndroi për 2 ditë në Bllokun e Sigurisë e pas vendimit të GJKKO u dërgua në paraburgimin e 313-ës.
Lini një Përgjigje