TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 17:32

Rikthimi i opozitës në Parlament, Lubonja: E harruan mosbindjen civile, mazhorancës i intereson normaliteti

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimi i opozitës në Parlament, Lubonja: E harruan mosbindjen

Analisti Fatos Lubonja ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Ai ka kritikuar opozitën duke thënë se është në kontraditë, lidhur me strategjinë dhe qëndrimeve të ndryshme. Lubonja shprehet se opozita ka një tension të dukshëm mes thirrjeve për mosbindje civile dhe pjesëmarrjes së saj në Parlament.

Analisti u shpreh se kjo kontradiktë e bën të vështirë të kuptohet pozita e opozitës dhe qëllimet e saj afatgjata.

Lubonja theksoi se mazhoranca mund të ketë interes për të promovuar një imazh normaliteti në vend, ndërsa opozita kërkon një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por pjesëmarrja e saj në parlament është një hap që nuk përputhet me këto kërkesa.

Lubonja tha se rruga më e efektshme është që ajo të fokusohet në besueshmërinë dhe unitetin e saj.

“Opozita nuk duhet të jetë “e blerë” nga qeveria dhe duhet të mbajë një qëndrim të vendosur dhe të besueshëm përpara publikut, duke ofruar garanci për ndryshimet që kërkon”, u shpreh analisti.

Lubonja gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkimit të partive të reja, të cilat kanë dalë në skenë së fundmi.

“Pavarësisht programeve të ndryshme që ato mund të kenë, ato ndajnë një qëllim të përbashkët: rivendosjen e themeleve të demokracisë dhe krijimin e mundësive për rotacion politik”, tha Lubonja.

Lini një Përgjigje