
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar shpresën dhe entuziazmin e opozitës për fitoren e Donald Trump. Ai tha se shanset që Trump t'u heq dënimin me burgu Metës dhe Berishës tani që erdhi në pushtet janë zero. Ngjela u shpreh se Amerika nuk mund të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor në Shqipëri.
“Është politikë, ata janë të dënuar me burg dhe janë të arrestuar të dy. A do t’ia u heq dënimin Trump është naivitet, si mund të hyjë ai në pushtetin gjyqësor, e dini që SPAK kontrollohet nga ekspertiza amerike për të shpëtuar vendin nga korrupsioni”, tha Ngjela për “Report Tv”.
I pyetur për sondazhet të cilat tregojnë një besueshmëri të ulët të publikut tek opozita, Ngjela u shpreh se opozita nuk vjen dot më në pushtet, pasi sipas tij Berisha nuk ka më mbështetje.
Avokati tha se familja e Berishës është e gjitha nën akuzë për korrupsion, ndërsa ndaj tij ‘rëndojnë’ akuza të forta.
“Nuk ngrihet sepse janë të diskredituar në pushtet, duhet të kishin nxjerr lidership të ri. Nuk ka vota Saliu. Ai i thirri poshtë dritares dhe sa vetë ishin. Nuk ka më fuqi elektorale. Berisha ka akuzë penale që i është ngritur si familje, ai ka akuza të forta. Janë me gjithë dhëndrin të akuzuar për korrupsion dhe nuk dihet se ku do të shkojë vala e tyre. Sepse shenjat janë që kanë filluar ehe për djalin e tyre kështu po flet shtypi botëror. Familja Berisha është në gjendje të rëndë”, u shpreh Ngjela.
Lini një Përgjigje