
Një avion i Ryanair u detyrua të bënte ulje urgjente në Londër pasi një pasagjer u konfirmua i vdekur në bord.
“The Mirror” shkruan se fluturimi nga Tirana për në Aeroportin e Mancheserit, u detyrua të bënte ulje emergjente pak para orës 20:00 të së dielës.
Ekuipazhet e urgjencës mbërritën në avion pas uljes, por edhe pse i kanë dhënë ndihmën e parë pasagjerit, nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë. Ende nuk dihet mosha dhe shtetësia e pasagjerit.
Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës Lindore të Anglisë tha se një ambulancë, një automjet i ekipit të reagimit në zonën e rrezikshme, një makinë ndihmëse dhe ambulanca ajrore Essex dhe Herts u thirrën në Aeroportin Stansted të dielën në mbrëmje pas raportimeve se një person kishte probleme shëndetësore në një avion. Fatkeqësisht, personi kishte ndërruar jetë në vendngjarje.
Ai shtoi se avioni u ul në mënyrë të sigurtë dhe u prit nga mjekët, shërbimi zjarrfikës i aeroportit dhe ekuipazhet e ambulancës.
Lini një Përgjigje