
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Shqipëri kanë folur sot nga Korça, për integrimin dhe drejtësinë. Ata deklaruan se janë krah SPAK dhe mbështesin luftën antikorrupsion.
Rikthimi i Donald Trump në pushtet, ka futur në dilemë shumë vende të botës, madje dhe vetë Bashkimin Europian. Retorika e tij para zgjedhjeve ishte e ashpër dhe të gjithë po presin se si do të ndryshojnë raportet e SHBA me aleatët.
Por rikthimi tij është pritur me entuziazëm dhe në vendin tonë, sidomos nga të korruptuarit. Meta, Berisha, madje dhe njerëz në qeveri hapën shishet e shampanjës, duke menduar se fati i keq kaq e pati dhe tani ata do ja hedhin SPAK-ut.
Por edhe pse duket shumë e vështirë që të ndryshojë politika e SHBA përballë luftës ndaj korrupsionit, SPAK nuk gëzon vetëm mbështetjen e Uashingtonit, por edhe të BE. Dhe evropianët janë vënë në lëvizje për ta theksuar hapur se janë krah prokurorëve. Mesazh ky që shkon edhe për ata që e sulmojnë si institucionin nga mëngjesi në darkë.
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Shqipëri kanë folur sot nga Korça, për integrimin dhe drejtësinë. Ata deklaruan se janë krah SPAK dhe mbështesin luftën antikorrupsion.
"Ne jemi të lumtur për hapat e rinj të Shqipërisë në BE. Është moment besimi që BE i jep Shqipërisë me hapjen e kapitujve, procesi i vërtetë ka nisur. Vlerat e Bashkimit Europian po bashkohen me shoqërinë shqiptare. Institucionet e drejtësisë si SPAK dhe të tjerët janë pjesë e procesit të integrimit, ne mbështesim ato, punën e tyre. Ne vlerësojmë punën e SPAK”, tha ambasadori gjerman Karl Bergner,.
Edhe ambasadorja franceze Catherine Suard ishte në të njëjtën linjë: “Ashtu si e theksoi presidenti Macron ne vizitën e tij në Shqipëri, jemi të lumtur për hapat e Shqipërisë në BE dhe jemi të bindur që ato do vazhdojnë. Procesi i integrimit është i rëndësishëm transformimi i shoqërisë shqiptare. Në këtë proces transformimi, Franca dhe Gjermani u japim ndihmë. Besoj se jemi dakord që ne mbështesim punën e SPAK, BE e mbështet në punën e rëndësishme që po bën".
A do të kemi një përplasje SHBA-BE për SPAK-un? Kjo është pyetja. Si amerikanët ashtu dhe evropianët kanë hedhur miliona euro për atë strukturë dhe nëse administrata republikane në SHBA ndryshon kurs, atëherë do kemi një betejë të fortë me BE, e cila nuk ka ndryshuar asnjëherë kurs sa i takon luftës ndaj korrupsionit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje