TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 21:58

Pse është acaruar Berisha? Poli Hoxha: Dosja e “21 Janarit”, shumë herë më sensitive se afera “Partizani”

Shkruar nga Pamfleti

 

Pse është acaruar Berisha? Poli Hoxha: Dosja e “21

Gazetari Poli Hoxha deklaroi, se sulmet e Sali Berishës ditën e sotme ndaj SPAK nuk janë  të rastësishme, sepse sikurse tha ai, ka lëvizje nga drejtësia në hetimin e ngjarjes së “21 janarit” dhe kjo mund të jetë dosje e re hetimore ndaj tij.

Çështja “Partizani” mund të quhet e mbyllur sepse është në gjykim por ka një intensitet në hetime dhe një muaj më parë SPAK mori “21 janarin”. Kemi parë një dysinë njerëzisht të pyetur për këtë çështje. Hetimi për këtë ngjarje po kryhet në mënyrën gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Sipas gazetarit Hoxha, për një kohë të gjatë Sali Berisha në fjalimet e tij të përnatshme apo deklaratave ka folur për premtimet e tij dhe çfarë do të bënte PD-ja kur të vinte në pushtet.

Ndërsa sot kaloi në një tjetër stad dhe dukej dhe nga nervi I tij I treguar duke sulmuar më ashpër SPAK”, tha ai në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1.

Akuzat e bërë në drejtim të SPAK nga politikanët, sipas gazetarit Hoxha korrespondojnë dhe me lëvizjet që ndodhin në drejtësie së fundmi.

Lini një Përgjigje