
Ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit Shemsi Prençi tha se breshëria e automatikut që u përdor në atentatit në Dobraç kapi në trup edhe të ndjerën Flutura Basha e cila humbi jetën.
Gjithashtu, bashkëshorti i saj ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga përplasja e makinës së Hamza Licit.
Sipas Prençit, autopsia nuk është bërë për faj të Prokurorisë së Shkodrës që ka shumë vakanca.
“Breshërua e automatikut që ka vazhduar për 150 metra ka kapur edhe një nga kalimtaret Flutura Bashën. Autopsia nuk është bërë për faj të Prokurorisë së Shkodrës që ka shumë vakanca. Njerëzit në Shkodër nuk duan të punojnë më, kanë frikë. Vakanca ka edhe në polici e gjykatë dhe është deklaruar edhe herë të tjera”, tha Prençi për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje