TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 22:37

Masakra në Dobraç, ishte apo jo Ibrahim Lici në vendngjarje? Zbardhen të tjera detaje nga hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Dobraç, ishte apo jo Ibrahim Lici në vendngjarje?

Një video e shkurtër pas masakrës në Dobraç ka ngjallur shumë reagime. Kjo prej dyshimeve që u ngritën se personi në këto pamje mund të jetë Ibrahim Lici, një prej personave më të kërkuar nga autoritetet policore. Sipas raportimeve të deritanishme, ai ka qëndruar në vendin e ngjarjes për rreth 15 minuta, madje dhe krah efektivëve të policisë.

Sonte në “Opinion”, gazetarja Emi Kalaja dha disa detaje më shumë sa i takon pikërisht këtij “misteri”. Ajo që thekson Kalaja është se ai i ka dhënë ndihmën e parë njërit prej viktimave, Hamza Licit. Kjo përforcon dyshimet se ky personazh mund të jetë i shumëkërkuari.

Profil i rezervuar sa i takon fotove, Ibrahim Lici. Policia e Shtetit disponon foto të tij të disa viteve më parë, e fundit është dorëzuar nga vetë ai gjatë kohës që u ndalua e u la i lirë për mungesë provash në shtetin turk. Por, në këtë foto ai shfaqet me syze. Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se bëhet fjalë për një person që është më shumë se një dëshmitar në vendin e ngjarjes, ai çalon, ka gjurmë gjaku në gishtërinjtë e tij dhe duket shumë i tensionuar. Mund të ketë qenë i përfshirë në ngjarje. Ky djalë sipas dëshmitarëve ka qenë personi që ka nxjerrë Hamza Licin nga automjeti, i ka bërë frymëmarrje artificiale, e ka ndihmuar…I ka mbështetur kokën në trotuar. Ka pritur autoambulancën për të marrë trupin. Ai shikon në të dy krahët e rrugës në pritje të autoambulancës. Është larguar me një automjet më pas”, tha Kalaja.

Kujtojmë se atentati u raportua pasditen e 30 Tetorit, me një bilanc fillestar të dy viktimave e dy të plagosurve. Por pak ditë më vonë, humbën jetën edhe dy të plagosurit. Dyshohet se në shënjestër të autorëve ka qenë automjeti në të cilin ndodheshin Arlind Bushati e Hamza Lici, ndërsa krejtësisht pa faj u gjendën në vendin fatkeq çifti Bashkim e Flutura Basha.

Lini një Përgjigje