TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 22:41

Ekstradimi i “Dakut” nga Spanja, Llabani: Shumat për vrasje kalojnë shifrat e 500 mijë eurove!

Shkruar nga Pamfleti

Ekstradimi i “Dakut” nga Spanja, Llabani: Shumat për vrasje

Leonard Luzi, i njohur edhe me emrin Leonard Senjo, ose “Daku”, i dyshuar si porositës për të kryer një atentat në qytetin e Vlorës u ekstradua të shtunën nga Spanja nën masa të rrepta sigurie.

E ftuar në emisionin “360 Gradë”, në “Abcnews”, Gazetarja Anduena Llabani ka theksuar se ekstradimi i Luzit është i rëndësishëm, sepse ky është një person që nuk ka marrë financime vetëm nga një person që jeton në Dubai, por nga shumë persona që jetojnë atje.

Ekstradimi i Dakut është i rëndësishëm, sepse ky është një person që nuk ka marrë financime vetëm nga një person që jeton në Dubai, por nga shumë persona që jetojnë atje.

Edhe eleminimet për të cilat ne flasim e kalojnë shifrën e 500 mijë eurove. Paratë jo vetëm vijnë dorazi, por këta individë kanë exchange në Shqipëri, ku nëpërmjet parave, blihen armët, gjenden automjetet dhe grupi i strukturuar kriminal do të zbulojë shumë ngjarje kriminale surprizë”, tha Llabani. 

Lini një Përgjigje