TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2024, 08:13

"Plehrat mbahen peng nga mafia dhe qeveria", Abilekaj: Pse SPAK nuk e heton Kurum-in?!

Shkruar nga Pamfleti

"Plehrat mbahen peng nga mafia dhe qeveria", Abilekaj: Pse SPAK nuk e

Analisti Enton Abilekaj ngriti dyshime se përse SPAK nuk po heton skandalin me trafikimin e mbetjeve të dyshuara si toksike, dosje e cila i mbeti Prokurorisë së Durrësit edhe pse ka dyshime për përfshirje të zyrtarëve të lartë apo një grupi të strukturuar.

Abilekaj tha se masakra e Shkodrës kaloi në dorë të SPAK pasi ka krim të organizuar, ndërsa sipas tij mbetjet e rrezikshme janë lënë në dorë të Prokurorisë së Durrësit pasi kjo është bërë me urdhër politik.

"Sapo u tha nga qeveria se është Kurum, Kurum shpalli falimentin. Pastaj u kthye pas një negociate me kryetarin e bashkisë së Elbasanit. Kurum ka vite që ndot. Dënimi me vdekje i Elbasanit vazhdon edhe me inceneratorët. Por, a është vetëm Elbasani apo të gjithë qytetet? Tirana, është qytet i super ndotur, është alarmant problemi i mbetjeve. Ka dyshime që një pjesë e mbetjeve kanë filluar të digjen natën. Pse u fut kjo në lojë? Pse u rishfaq? Shikoni në Vlorë. Çdo vit digjen plehrat. Shqipëria po bëhet si Campania dikur, që çështja e plehrave mbahej peng nga mafia. Këtu mbahet peng nga qeveria e lidhur me një grup mafioz.

Rasti i anijes. U bë një vrasje në Shkodër u vranë 4 vetë. Prokuroria e Shkodrës ia kaloi SPAK-ut pasi ka krim të organizuar. Ndodh ngjarja në Durrës dhe i kalohet Prokurorisë së Durrësit, duke e ditur se janë përfshirë zyrtarë të lartë dhe nuk ka kompetencë ajo por SPAK. Kjo është bërë me urdhër politik", tha Abilekaj në "Të Paekspozuarit".

spak kurum abilekaj

Lini një Përgjigje