
Beqaj shkoi në Kuvend nga ambientet e burgut i shoqëruar nga forca policie.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj la sot qelinë shkuar në Kuvend për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.
Beqaj shkoi në Kuvend nga ambientet e burgut i shoqëruar nga forca policie.
Ish-ministri i prangosur kishte vënë një xhaketë tek duart që të mos shiheshin prangat teksa efektivët e shoqëronin nga furgoni i policisë në hyrjen e Kuvendit.
Pas pak Beqaj do dëshmojë para komisionit siç bëri dje biznesmeni Ilir Rrapaj edhe ai i ardhur nga burgu për disa orë në komision.
Ish-ministri i Shëndetësisë është nën hetim nga SPAK për dy dosje. Një atë të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Ndërsa për dosjen e parë Beqaj po hetohej nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' për dosjen e dytë ai po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest me burg'
Hetimit parlamentar i mbaron afati të enjten dhe demokratët kërkojnë shtyrjen e afatit.
Ndërkohë dje dëshmoi për 5 orë në komision Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi kontratën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve spitalore. I ardhur me pranga në Kuvend, Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe Klodjan Rjepaj.
Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë u firmos në 2015 dhe iu dha nga ministria e Shëndetësisë kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.
Lini një Përgjigje