
Pavarësisht presioneve dhe apeleve të kryeministrit Edi Rama, Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën për të hequr sekuestron mbi bazën detare të Sarandës.
Pas hetimeve që nisën ndaj ish-ministres Olta Xhaçka, SPAK vuri në sekuestro bazën detare, pasi ka dyshime se ka pasur shkelje të ligjit. Shoqëria që ka privatizuar objektin bëri ankimi në Kushtetuese, por kjo e fundit e ka refuzuar.
Ky vendim siguron që Baza Detare e Limionit do të mbetet nën sekuestro deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK.
Sekuestrimi i bazës u bë në shkurt 2023, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK, duke argumentuar se privatizimi i saj kishte rrezikuar operacionalitetin e forcave detare.
Kompania e kundërshtoi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe më pas në Gjykatën e Lartë, por të dyja këto instanca e lanë në fuqi sekuestron mbi bazën detare.
Lini një Përgjigje