
Gazetari Poli Hoxha ka folur lidhur me masakrën e Shkodrës ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Ai u shpreh se personi i tretë që ka qenë në makinë së bashku dy viktimat ishte Ibrahim Lici. Ai theksoi se kjo është arsyeja që janë duke u hetuar edhe efektivët e policisë të cilët sipas tij e kanë lejuar që të largohet nga vendi i ngjarjes.
“Deri tani si zhvillim është se po hetohen edhe policët që kanë lejuar largimin e një personi që dyshohet se mund të ketë qenë shënjestra. Nga të dhënat e mia ai është Ibrahim Lici. Flitet se policia po hetohet se ka ndihmuar Licin për tu larguar. Policia atje është e paaftë dhe me duar të lidhura përballë grupeve kriminale”, tha Hoxha për “Report Tv”.
Hoxha u shpreh se tashmë duhet që të hetohet se cilët kanë qenë porositësit për atentatin që ndodhi në Shkodër, pasi sipas tij tashmë autorët janë vënë në kërkim.
“Kjo ngjarje për mendim tim pasi të merret nga SPAK, do të mësojmë për porositësit sepse për autorët janë shpallur dy persona në kërkim. Ata kanë bërë akte dhune dhe shantazhe në qytetin e Shkodrës në mes të ditës. Janë dy persona që janë të afërt me Bajrat dhe në këtë kuptim kemi një pistë. Është marrë në pyetje Safet Bajri dhe besoj se do të merret në pyetje edhe vëllai i tij”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje