TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 20:45

Përplasja me policinë gjatë protestës, deputeti Nallbati përfundon në urgjencë! PD-ja: Ka goditje në kokë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja me policinë gjatë protestës, deputeti Nallbati

Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT), pas përplasjes që ndodhi mes turmës dhe policisë para Kuvendit.  

Nallbati është përfshirë në incidente fizike me efektivë të Policisë së Shtetit. Sipas pamjeve që qarkullojnë në media, situata u tensionua dhe pati shkopa gome në drejtim të deputetit nga ana e forcave speciale gjatë shpërndarjes së tubimit para Kuvendit.

Në një reagim të shkurtër nga ana e PD-së, thuhet se deputeti i tyre është goditur në kokë dhe për këtë arsye është dërguar në urgjencë.

nallbati proteste urgjencë

Lini një Përgjigje