TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 20:17

Molotovët para Kuvendit, plagosen 8 efektivë policie; transportohen në spital për ndihmë mjekësore

Shkruar nga Pamfleti

Molotovët para Kuvendit, plagosen 8 efektivë policie; transportohen

Tetë punonjës policie kanë mbetur të plagosur nga protesta e opozitës para godinës së Kuvendit. Pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit në mes të kordonit të policisë, disa prej tyre u përfshinë nga flakët.

Efektivët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta.

“Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tre punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta. Përgjatë gjithë tubimit u dëmtuan 8 punonjës policie”, njofton policia.

 

plagosen efektivët

1 Komente

  1. H
    Hektori

    Mos e kini gabim per numrin e policeve te plagosur? Saliu tha, asnje polic i plagosur. Protesta ishte nga me paqesoret!

    Lini një Përgjigje