TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2023, 16:26

“Përmbytje dhe ngrica”, meteorologu tregon si do të jetë moti më 28 dhe 29 Nëntor

Shkruar nga Pamfleti

“Përmbytje dhe ngrica”, meteorologu tregon si do të

Festat e Nëntorit do të shoqërohen me një reshje të shumta shiu dhe ngrica.

Meteorologu Hakil Osmani tha se ditën e martë, 28 nëntor parashikohen reshje me intensitet të lartë në disa qytete.

“Në datë 28 nuk ka lajme të mira, kemi shi jo vetëm Tiranë por në gjithë territorin. Herë pas here me intensitet të lartë duke bërë që të kemi dhe përmbytje dhe jo vetëm Tirana por dhe Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Vlora…”, tha Osmani.

Ulja e temperatruave ka nisur prej disa ditësh, kushte atmosferike që do të vijojnë gjatë gjithë javës. Meteorologët bëjnë thirrje për kujdes, për këdo që udhëton në zonat problematike.

“Do t’i kemi reshjet në saisra të pakta…ngricat pritet të jenë problematike e kësaj jave. Do të kemi masa arjerore të pasura me lagështi, do të kemi vranësira me reshje shiu”, tha ai.

Ditën e enjte dhe të premte pritet një përmirësim i motit, por fundjava do t’i rikthehet temperaturave të ftohta, me shi dhe reshje dëbore.

permbytje ngrica meteorologu moti 28 dhe 29 nëntor

Lini një Përgjigje