TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2023, 15:15

Gjermania “shuplakë” Greqisë: Rasti i Belerit i përket drejtësisë, mos u bëni pengesë për integrimin e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Gjermania “shuplakë” Greqisë: Rasti i Belerit i
Kryeministri grek me kancelarin gjerman

Çështja Beleri nuk duhet të bilaterizohet dhe të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE...

Greqia ka marrë një shuplakë shumë të fortë nga Gjermania, sa i takon rastit “Beleri”. Teksa qeveria e Athinës po tenton të kërcënojë duke dhënë sinjale se do të bllokojë integrimin e vendi tonë në BE, ky plan nuk mbështet aspak nga kacelaritë europiane.

Media greke “Ta Nea” ka kërkuar një reagim nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë lidhur me gjyqin ndaj Belerit, por përgjigja nuk ka qenë ajo që prisnin grekët.

Gjermanët e kanë bërë të qartë se drejtësia është e pavarur, teksa shprehen se Shqipëria është ndër vendet që ka përparuar me reformat dhe nuk mund të krijohet asnjë pengesë në këtë aspekt.

Çështja Beleri nuk duhet të bilaterizohet dhe të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, është përgjigjja që ministria e Jashtme gjermane.

Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri, aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri. Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së. Është e rëndësishme që kjo të jetë gjithashtu pikë referimi për të gjitha shtetet anëtare në vendimet e tyre për hapat individualë në procesin e anëtarësimit. “Bilateralizimi” i procesit të anëtarësimit nuk është i pranueshëm”, shprehet Belrini Zyrtar, duke i dhënë goditje të fortë Athinës.

Sipas artikullit çështja Beleri është diskutuar në vizitën e kryeministrit Mitsotakis në Berlin dhe takimin e tij me kancelarin Scholz, jo aq shumë sa ka zënë vend të gjerë në bisedimet e dy delegacioneve qeveritare atje.

Më herët sot ishte ministri i Shtetit i Greqisë, Savros Papastavrou i cili deklaroi se mbajtja në burg e Fredi Belerit, nuk është vetëm një çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, por një çështje evropiane.

Çështja e Belerit është thelbësisht evropiane, jo dypalëshe. Ajo ka të bëjë me respektimin e shtetit të së drejtës. Nëse Beleri nuk do të ishte anëtar i minoritetit etnik grek apo ndonjë minoriteti, është e qartë se Greqia mund të mos kishte shprehur të njëjtin nivel interesi. Megjithatë, për sa i përket BE-së, kjo duhet parë si një çështje evropiane. Nëse një autoritet ekzekutiv në çdo shtet ka aftësinë të refuzojë të betohet dikë bazuar vetëm në preferencat personale, kjo përbën një problem për Evropën”, theksoi ai.

Ministri grek, i cili javën e kaluar vizitoi Belerin në burg, la të kuptohet se mungesa e progresit në këtë çështje mund të ketë pasoja në aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Lini një Përgjigje