
Gazetari Roland Qafoku, ka komentuar sistemin e drejtësisë dhe dosjet që ndodhen në SPAK.
Në një intervsitë televizive, ai theksoi se duhet të jemi të lumtur që kemi përplasje dhe mosmarrëveshje mes Prokurorisë dhe Gjykatës.
Mes tjerash ai nënvizoi se politika penale duhet të jetë një për të gjithë.
“Nuk është aq e thjeshtë të themi se kjo drejtësi nuk bën. Në aspektin teknik, ne duhet të jemi shumë të kënaqur që kemi përplasje, debate mes prokurorisë dhe Gjykatës. Prokuroria ka qenë institucion piramidal. Sot prokurorët janë të pavarur. Gjykata e Lartë mund të vendos dhe kthimin në burg të Jamarbër Malltezit dhe lënien e tij në burg. Kjo është drejtësia. Ne nuk kemi ende një vendim Gjykate. Dhe masa e Jamarbër Malltezit me burg nuk duhet të ishte që në fillim sepse çfarë rrezikonte. Politika penale duhet të jetë një. Ne nuk mund të futemi në lëkurën e Gjykatësit që jep këtë vendim sepse rrethanat janë të ndryshme”, tha ai.
Lini një Përgjigje