TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2023, 15:56

Albin Kurti nesër në Vlorë për Festën e Pavarësisë, nuk komenton nëse do takohet me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti nesër në Vlorë për Festën e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë nesër Vlorën më 28 nëntor në nder të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku do të bëjë homazhe dhe nderim dëshmorëve e heronjve që sakrifikuan jetën e tyre për liri.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë takim mes dy qeverive, Kurti u shpreh se do të ketë në të ardhmen, por nuk tha se kur.

“Sigurisht se do të kemi edhe mbledhje të qeverive në të ardhmen. Ndërkaq, unë sonte do të jem në Tiranë, për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do të japin edhe çmimet përkatëse. Ndërkaq, nesër do të jem në Vlorë, ku do të bëjmë homazhe, nderime të panumërta për dëshmorët e heronjtë të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar. Deri më tani kemi 184 marrëveshje dhe nuk ka asnjë qeveri në Kosovën e pavarur e cila ka bërë më shumë marrëveshje dhe zbatim të tyre sesa kjo e jona për rreth 2/3 e mandatit”, tha Kurti.

I pyetur nëse do të ketë takim nesër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, apo edhe presidentin, Kurti nuk ka komentuar një gjë të tillë.

Këto komente, Kurti i bëri pas pjesëmarrjes në Forumin e Zhvillimit Rajonal Kosovë-Shqipëri që u mbajt në Gjakovë.

albin kurti pavarësia e shqipërisë edi rama

Lini një Përgjigje