TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2025, 18:00

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Durrës, policia bllokon hyrjen e automjeteve në zonën e Kënetës

Shkruar nga Pamfleti

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Durrës, policia

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Durrës, për shkak të reshjeve të dendura të shoqëruara edhe me stuhi.

Disa qytete kryesore të vendit u zgjuan të përmbytura ditën e sotme nga reshjet intensive të shiut duke shkaktuar problematika në qarkullimin e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve. Gjithashtu, në disa zona ka pasur probleme pasi niveli i lartë i ujit në rrugë, ka bërë që të futet brenda banesave.

Qyteti i Durrësit dhe Vlorës janë më problematiket ndërsa nga përmbytjet rrezikohen edhe Shkodra, Lezha dhe Gjirokastra.

Aktualisht ka prani të ujit në disa zona si Shkozet, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi, Stacioni i Trenit dhe Lagjia “17 Nëntori”. Uji ka depërtuar gjithashtu në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta. Niveli i ujit në Kanalin e Ujërave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik. Po ashtu, ka prani të ujit në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth.

Ndërsa policia ka bllokuar hyrjen e automjeteve ne zonën e kënetës në Durrës, për shkak të nivelit të lartë të uji në rrugë. Ndërkohë, po punohet për zhbllokimin e rrugës në këtë aks.

Reshjet e shiut vijojnë me intensitet të lartë duke rikthyer frikë e përmbytjeve te banorët.

Lini një Përgjigje