TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2025, 16:28

Moti i keq në Durrës, Autoriteti Portual: Bllokohet peshkimi, tragetet e udhëtarëve vijojnë normalisht

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Durrës, Autoriteti Portual: Bllokohet peshkimi, tragetet

Autoriteti Portual ka reaguar lidhur me motin e keq në Durrës, ndërsa reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa zona të qytetit.

Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale thuhet se lundrimi i trageteve të udhëtarëve ka vijuar normalisht edhe pse ka pasur ndërprerje të herë pas hershme si pasojë e kushteve të vështira të motit.

Autoriteti Portual Durrës bën me dije se për shkak të motit të keq, peshkimi është bllokuar. Ndërsa anijet me mallra rinfuzo (të hapura, si grurë, çimento etj) kanë mbyllur hambarët. 

Gjithashtu, janë marrë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodhen në port dhe koordinimi me institucionet detare për ecurinë e operacioneve portuale apo efikasitetin e shërbimeve portuale.

“Aktiviteti portual ka pësuar ndërprerje të herë pas hershme si rrjedhojë e kushteve të vështira të motit, ndërkohë që lundrimi i trageteve ka vijuar normalisht. Flota e peshkimit aktualisht ndodhet e akostuar dei në përmirësimin e kushteve të motit.

Nga ana jonë janë marrë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodhen në port dhe po koordinohemi me institucionet detare për ecurinë e operacioneve portuale apo efikasitetin e shërbimeve portuale”, njoftoi Autoriteti Portual.

 

Lini një Përgjigje