TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2025, 15:52

SPAK hetim ndaj krimeve zgjedhore, Shehi: Pse "ushtria" e komisionerëve ka abuzuar

Shkruar nga Pamfleti

SPAK hetim ndaj krimeve zgjedhore, Shehi: Pse "ushtria" e

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka folur lidhur me nismën e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore.

Ai tha se uron që të hetohet diçka, pasi populli ka besim të madh të Prokuroria e Posaçme. Shehi theksoi se duhej numërimi elektronik. Sipas tij, “ushtria e komisionerëve” është abuzuese pasi duan të marrin votat e partive të vogla.

“Uroj të bëjnë diçka. SPAK disa nga dosjet e vjetra mund të mbylleshin, se frika e ruan vreshtin. Meqenëse SPAK ka besim popullor, le ta bëjnë. Unë them do vidhen prapë votat. PS dhe PD nuk ranë dakord për votim elektronik. Numërimi është në dorë të partive të mëdha.

Votimi elektronik do largonte “ushtrinë e komisionerëve”, që është përdorur nga partitë e mëdha. “Ushtria” e komisionerëve është abuzuese. Njëri komisioner do të bëhet polic, tjetri doganier, prandaj ata janë të detyruar ta ruajnë votën. Komisionerët janë aty për të marrë votat e partive të vogla”, tha Shehi për “News 24”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar një plan masash në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

 

Lini një Përgjigje