TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2025, 15:43

Moti i keq përfshin vendin, Vlora dhe Durrësi nën pushtetin e ujit; përmbyten rrugët dhe banesat (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq përfshin vendin, Vlora dhe Durrësi nën pushtetin e

Ja si paraqitet situata në të gjithë vendin...

Moti i keq ka përfshirë sot thuajse të gjithë vendin. Shirat kanë qenë prezente në të gjithë territorin, por Durrësi dhe Vlora janë mbuluar nga uji. Ashtu siç është bërë “traditë” tani, mjaftojnë disa pika shi dhe të dyja qytetet bregdetare janë nën pushtetin e ujit.

Në shumë akse të Vlorës ka pasur prezencë të madhe uji. Bashkia ka njoftuar banorët të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, Pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi, Shkolla “Halim Xhelo”.

Moti i keq përfshin vendin, Vlora dhe Durrësi nën pushtetin e

Zonat me risk të lartë si Albano dhe Romina, zona pranë Bibliotekës publike të Vlorës, zona e Skelës dhe pranë shkollës “Halim Xhelo” kanë prezencë të shtuar të ujit.

Sa i takon Durrësit, mësohet se një shtëpi në afërsi të Urës së Dajlanit është përmbytur. Po ashtu dhe disa banesa në Shkozet. Teksa raportohen se janë shkaktuar dëme të mëdha në zonën e ish-Kënetës dhe plazhit.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke theksuar faktin se gjatë gjithë kohës, punonjësit e bashkisë janë në terren për t’u përballur me çdo situatë të krijuar nga këto reshje.

Situata në Hidrovor është normale dhe të gjitha ekipet tona janë në ndihmë të komunitetit për çdo problematikë. Strukturat e bashkisë së Durrësit janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve dhe mjetet e rënda, zjarrfikësit, policia bashkiake janë në terren aty ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente”, tha Sako.

Sipas reagimit të kryebashkiakes së Durrësit, aktualisht problematika ka në rrugët: “Mbreti Gert”,  “Hysen Kertusha”, “Abaz Çelkupa”, “Neki Libohova”, “Dalip Peza”, “Hysen Myshketa”, “Jahja Ballhysa”, “Vollga”, “Asti Gogoli”, “Mbreti i Arbërit”, “Jusuf Myzyri”, zonën pranë stadiumit në disa rrugë të plazhit dhe Shkozetit, Ura e Dajlanit, nënstacioni elektrik në Rrashbull, rruga hyrëse në Sukth dhe disa parcela bujqësore në këtë njësi.

Sipas Sakos, më problematike paraqitet situata në njësinë administrative 6, në akset kryesore dhe disa rrugë dytësore. Po kështu në njësinë 6 dhe pranë rrugës së kolaudimit në Shkozet uji ka hyrë edhe në disa prej banesave.

Në zona të tjera të Sukthit dhe Katundit të Ri ku ka përfunduar rehabilitimi i argjinaturave situata është normale. Aktualisht po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat”, pohoi Sako.

Sipas informacioneve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe nuk paraqiten problematika në qarkullimin e automjeteve.

Moti i keq përfshin vendin, Vlora dhe Durrësi nën pushtetin e

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

"Ndërkohë, në port, dallgët e larta kanë detyruar pezullimin e përkohshëm të lundrimit për flotën e peshkimit.

Vijon angazhimi i Forcave të Armatosura me 7 trupa dhe 6 mjete në hidrovorin e qytetit të Vlorës. Aktualisht hidrovori punon me 3 pompa nga 4 të disponueshme.

Sipas raportimeve të OSSH furnizimi me energji elektrike bëhet rregullisht. Ka ndërprerje të përkohëshme në disa abonentë për shkak të remonteve dhe defekteve, por po punohet nga grupet e OSHEE.

Sipas parashikimeve nga IGJEO në orët në vazhdim priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, shoqëruar me shtrëngata.

Moti i keq përfshin vendin, Vlora dhe Durrësi nën pushtetin e

Në pjesën tjetër të vendit priten reshje te dobëta deri lokalisht mesatare. Në Veri dhe Verilindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit priten reshje dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Moti i keq përfshin vendin, Vlora dhe Durrësi nën pushtetin e

Lini një Përgjigje