TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2025, 18:18

Pazaret ushtarake me Italinë: Meloni na dhuroi “Libran” 34-vjeçare, Rama i jep Pashalimanin të prodhojë anije!

Shkruar nga Pamfleti

Pazaret ushtarake me Italinë: Meloni na dhuroi “Libran”

Artur Meçollari zbulon se çfarë fshihet pas pazarit për Forcën Detare...

Italia u ka dhuruar Forcave Detare shqiptare anijen e famshme “Libra”, e cila u përdor për të sjellë emigrantët në Gjadër.

Por duket se kjo ka dhe një ‘kleçkë’ nga mbrapa. Pak më parë është firmosur një marrëveshje mes "Fincanterit", kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe "KAYO"-s, kompanisë shtetërore për sigurinë, që do të përfshijë prodhim anijesh. Kjo kompani do të ketë degën e saj në bazën e Pashalimanit. Kjo u konfirmua nga ministri Pirro Vengu. 

"Memorandumi që u nënshkrua sot, mes këtij kantieri dhe "KAYO", është një hap i rëndësishëm për jetëzimin e Pashalimanit. Bashkëpunimi mes "KAYO" dhe "Fincantieri" do të ketë një punë të dyfishtë, ai nuk do të fokusohet vetëm në raportet luftarake por edhe në raportet tregtare mes dy vendeve", tha Vengu.

"Fincantieri" është një kompani italiane ndërtimi anijesh me seli në Trieste, Itali. Por këtë marrëveshje e ka nxjerrë zbuluar ish-ushtaraku, Artur Meçollari. Ai ka zbuluar se si qeveria prishi bashkëpunimin me holandezët, ndërkohë që merr nga Italia një anije që del nga përdorimi për 3-4 vite.

Qeveria holandeze dhuroi 12 milion, nga 32,8 mln euro, për ndërtimin e 4 anijeve patrulluese në bashkëpunim me "DAMEN Shipyards" në Pashaliman. Pra 1,5 anije janë dhuratë e Qeverisë Holandeze. Prej 11 vitesh Qeveria Shqiptare zvarrit bashkëpunimin me "DAMEN Shipyards" edhe pse 4 anijet kanë 11 vjet pa mirëmbajtje.

Sot nënshkruhet marrëveshja me "Fincantierin" për Pashalimanin, pasi Qeveria Italiane i fali Forcave Detare një anije 34 vjeçare që për 3-5 vjet del nga armatimi. Dhe pajisja me këtë anije nga eksperienca në fuqi quhet "hop cilësor". Prisni se ka akoma më për Pashalimanin. Po nga shtatori do flasë Qeveria, pasi të fitojë zgjedhjet”, shkruan ai.

Pazaret ushtarake me Italinë: Meloni na dhuroi “Libran”
Anija Libra

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, ndaj apeloi që bashkëpunimi mes kombeve të jetë gjithnjë e më i ngushtë.

Ky moment është i rëndësishëm për ne, sepse është dëshmi konkrete e miqësisë së Italisë ndaj Shqipërisë dhe shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë si për sa i përket ushtrisë ashtu dhe çështjeve me karakter ekonomik. Dhurimi i anijes “Libra”, nuk përbën thjesht një pikë mbërritjeje, por një pikënisje të bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston mes vendeve tona si dhe bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura. Ne jetojmë në kohë të vështira dhe kombet duhet të ndërgjegjësohen dhe duhet të bashkëpunojmë më ngushtë. Prej ditës së sotme, do rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit”, tha ministri italian.

Ndërsa Rama deklaroi se dhurimi i anijes dhe pakti me "Fincantierin" është një dëshmi e fortë bashkëpunimi. Sipas tij, kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punohet për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re.

Për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve. Ti japim mundësi përpjekjeve të reja, dhe është shumë e qartë që duhet të bëjmë ç’është e mundur, nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh, por besoj se kjo lidhje me Italinë do të thotë edhe më shumë për punën e bërë bashkë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën. Dua të falënderoj edhe kreun e Ushtrisë italiane për të gjitha dhuratat dhe padyshim për kujtimet e bukura që mora. Është vërtet një kënaqësi dhe shpresoj të jenë të gëzuar me këtë marrëveshje. Ne duhet ta vlerësojmë edhe këtë dhuratë të madhe nga ana e Italisë”, tha Rama. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje