TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2025, 16:18

Çmimet e larta të ushqimeve rikthyen inflacionin në muajin Mars, gripi i shpendëve rriti çmimin e vezëve

Shkruar nga Pamfleti

Çmimet e larta të ushqimeve rikthyen inflacionin në muajin

Inflacioni ju rikthye rritjes në muajin mars. Sipas Institut të Statistikave, nga 1.9% që ishte inflacioni në muajit e parë të vitit, në muajin mars shkuar në 2.1%. Ndikimin kryesor e dhanë edhe ushqimet. Ushqimet që shtrenjtuan më shumë nga bulmeti janë vezët, zarzavatet përfshirë patatet por edhe mishi.

Në inflacionin 2.1% referuar raportit, gjysma ka ardhur vetëm për shkak të shtrenjtimit të ushqimeve, ndjekur më pas nga mobilimi i shtëpisë. 

“Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,04 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,26 pikë përqindje”, thotë INSTAT.

Ndërsa, në raport me marsin e vitit të kaluar ushqimet u shtrenjtuan me mesatarisht 4.4%, ku brenda grupit të ushqimeve më shumë u shtrenjtua bulmeti dhe vezët me 4.6%, sipas INSTAT.

Ndikim ka dhënë gripi i shpendëve, që solli shtrenjtim të shpejtë të vezëve me gati 8 lekë, pasi afro 1 milionë kokrra vezë u asgjësuan. Edhe zarzavatet kushtuan më shumë në muajin mars, pasi u rrit çmimi me 4%.

“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,6 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4,0 %, “mish” me 3,3 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,2 %, “peshk” me 0,1 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

Lini një Përgjigje