TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2025, 09:59

Akuzohet se krijoi organizatë kriminale, kapet në Durrës egjiptiani i kërkuara nga Italia 

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se krijoi organizatë kriminale, kapet në Durrës

Një 49-vjeçar nga Egjipti, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës. Ai akuzohet se kishte krijuar një organizatë kriminale për trafikun e qenieve njerëzore.

Gjykata e Katanias ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.

Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit në Itali.

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 36”.

Akuzohet se krijoi në Itali, një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore, kapet në Durrës, 49-vjeçari nga Egjipti.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, ë. E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt.

Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali", njofton policia. 

Lini një Përgjigje