Analisti Denis Dyranjaja është shprehur se po kryhet një masakër me pronat shtetërore dhe do të duhet një ndërhyrje e shpejtë e SPAK-ut.
Dyrnjaja vuri në dukje se është krijuar shtresa e pasurve kryeministrorë, duke shtuar se është minimizuar koncepti i zhvillimit te kullat dhe betoni.
“Duhet një ndërhyrje e shpejtë e SPAK-ut, në një veprim direkt me dy linja, me linjën e bllokimit të operacionit të tjetërsimit të pronave gjoja me këtë variantin e interesit të zhvillimit të pronës, ku në fakt fshihen interesa klienteliste, apo ryshfetet, etj., që bëhen në mënyrë të kamufluar dhe SPAK-u si prokurori, por dhe struktura të tjera shtetërore duhet të ndërhyjnë, me vendime gjyqësore bllokimi të procesit, derisa të filtrohet pastërtia e tyre, por jo të certifikohet me imunizim total siç u bë me OFL-në. U mbyll procesi duke legalizuar ilegalitetin!
Po ndodh një ilegalitet më i kamufluar me pronat shtetërore që janë në pikat më të forta, që po shitet si një politikë brilante! Korporata e Investimeve Shqiptare, që i është vënë një emër, që duket sikur do zgjidhë konfliktin Rusi-Ukrainë! Janë ca njerëz operacionalë që thjesht po masakrojnë pronat, thjesht për llogari të interesave që kryeministri vendos t’ia japë X, Y, Z, për çështje lobimesh personale me interesa elektoralë ose jo, por edhe post-elektoralë. Kur ishte Berisha jo i gjithë biznesi ishte me të. Rama bën një lojë tjetër, u jep të gjithë ujqërve të mëdhenj, të majtë e të djathtë. E kush nga ne s’do ishte me Ramën nëse fiton 100 milionë euro?!
Nëse RTSH kthehet në kullë si do ta kthej?! Iku teatri, u krye filmi. Po iku Muzeu Kombëtar, ç’kuptim ka pastaj?! Prandaj duhet një ndërhyrje tani. Ku? Në zemër, te korporata, kush është kreu i korporatës, Elira Kokona, shkoi aty ndaloje, hetoje, ku i merr urdhrat, pse po jepen këto leje tani para zgjedhjeve?! Kemi ndonjë nxitim?! E gjitha kjo vjen erë të qelbur, jo erë të pastër.
Nga janari deri më tani janë dhënë mbi 40 leje! Prandaj opozita e ka blof tezën që do anulojë koncensionet, ato janë me vendime Parlamenti. Është krijuar shtresa e pasunarëve kryeministrorë. Kohërat kanë treguar që këto janë epokat më të rrezikshme për një shoqëri që dekanton në llum, sepse humbet raportin me ndërgjegjen dhe përgjegjshmërinë ndaj vendit. Këta quajnë kullat zhvillim, e kanë minimizuar konceptin e zhvillimit te betoni!”, tha ai për MCN.
Lini një Përgjigje