TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2025, 20:50

"Patronazhistët të shpallen të paligjshëm", Poli Hoxha: SPAK mbështeti masakrën zgjedhore të Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

"Patronazhistët të shpallen të paligjshëm", Poli

Gazetari Poli Hoxha ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimit të opozitës për vjedhjen dhe grabitjen e tyre.

Hoxha ishte kritik edhe me opozitën, e cila sipas tij duhet ta pengonte mazhorancën që me ndryshimet kushtetuese dhe kodin zgjedhor dhe jo pas shpalljes së rezultatit.

Ai përmendi dhe rastin e patronazhistëve, për të cilët mendon se duhet të shpallen të jashtëligjshëm. Hoxha shtoi gjithashtu se SPAK ka shkelur shumë të drejta.

“Patronazhistët duhet të shpallen të jashtëligjshëm. Duhet të shpallen me ligj. Ne kemi një demokraci jo të zakonshme. Ligji i dekriminalizimit nuk është normal. SPAK nuk është normal. Shkel shumë të drejta. Nuk është patronazhim militantësh. Nëse vendos doganierin, tatimorin, në fakt ke vendosur patronazhist shtetin, policin. Nuk mund të jesh patronazhist me funksione. Jam dakord që ka bërë masakër. Por them që atë e ka bërë se mundet se lejohet”, tha Hoxha për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje