TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2025, 17:57

“Aksioni nuk është dekonspiruar”, Sokol Bregu për operacionin “Ura”: Nga 22 të akuzuar, të kapësh 11 nuk është pak

Shkruar nga Pamfleti

“Aksioni nuk është dekonspiruar”, Sokol Bregu për

Gazetari Sokol Bregu ka ndarë detaje nga operacioni i përbashkët me autoritetet italiane “Ura”, i cili goditi një grup kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në një intervistë për “MCN TV”, Bregu tha se baza kryesore e grupit ishte në Durrës, ndërsa njeriu kyç i tij ishte Elvis Doçi, i njohur si "Visi i Pojës" dhe nipi i Xhevdet Troplinit.

Ky i fundit, sipas Bregut, është konsideruar nga autoritetet italiane si drejtuesi i grupit, por ende nuk është kapur. Bregu theksoi se arrestimi i tij është i pashmangshëm.

Nga 22 persona të akuzuar, të kapësh 11 nuk është pak. Ka pasur shumë përpjekje nga autoritetet për të kapur grupet e tilla, dhe duhet vlerësuar ecuria e operacionit.

Edhe pse nuk janë kapur të gjithë, është një hap i rëndësishëm. Prokuroria duhet të vazhdojë të mbështetet në fakte dhe prova, që të mos ketë rënie të çështjes në gjykatë”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë që hetimet të vazhdojnë në mënyrë të kujdesshme dhe të pasqyrojnë të vërtetën, duke pasur parasysh se këto grupe kriminale janë shumë të organizuara dhe gjithmonë kanë paralajmërues për lëvizjet e policisë.

Nuk ka dyshim që këto grupe kanë buxhete të mëdha dhe gjithmonë janë të gatshëm të reagojnë. Ata kanë mundësi të monitorojnë çdo lëvizje të policisë dhe të mbrojnë çdo informacion të rëndësishëm.

Në lidhje me hetimet, përpjekjet për të kapur drejtuesin e grupit, ‘Visin e Pojës’ , janë të pandalshme dhe i konsideroi ato si një ndihmesë të madhe për luftën kundër krimit të organizuar.

Operacioni nuk është dekonspiruar dhe ka dhënë rezultate. Është e rëndësishme që Prokuroria të vazhdojë të mbështetet te faktet dhe prova të forta, që të mos ketë pengesa nga gjykata.

Janë hedhur hapa të rëndësishëm për goditjen e krimit të organizuar, edhe pse nuk janë kapur të gjithë anëtarët e grupit të akuzuar”, shtoi gazetari.

Lini një Përgjigje