TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2025, 15:07

E rëndë në Gramsh/ Helmohen rreth 70 fëmijë në një kopsht, ushqimi rezulton me salmonelë!

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Gramsh/ Helmohen rreth 70 fëmijë në

Ngjarja u mbajt e fshehtë nga autoritetet....

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramësh, ku rreth 70 fëmijët e një kopshti i cili shërbente edhe drekë, janë helmuar.

Mësohet se kopshti ishte shtetëror dhe pas analizave të kryera nga autoritetet, ushqimi ka rezultuar me salmonelë.

Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi. Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke. Nga përgjigjia e analizave mikrobiologjike ka rezultuar se ka pasur intoksikacion (helmim) nga salmonela.

Ata i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën që dyshohet se është edhe më e rëndë sesa thuhet paraprakisht, pasi analizat kanë treguar prani të madhe të bakterit të salmonelës.

Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut. Një grup i madh  i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit, ndërsa autoritetet e kanë mbajtuar të fshehtë situatën e krijuar.

Lini një Përgjigje