TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2025, 16:59

Skandali me helmimin e fëmijëve në Gramsh, reagon Qëndresa Qytetare: Të hetohet rasti, rrezikon seriozisht shëndetin!

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me helmimin e fëmijëve në Gramsh, reagon Qëndresa

Qëndresa Qytetare ka kërkuar hetim urgjent lidhur me rastin e rëndë sot në Gramsh, ku u helmuan 70 fëmijë të një kopshti.

Helmimi i 70 fëmijëve nga ushqimi me salmonelë në një kopsht publik në qytetin e Gramshit është një këmbanë alarmi lidhur me sigurinë ushqimore në institucionet publike si çerdhe, kopshte e spitale.

Qëndresa Qytetare kërkon të hetohet urgjentisht ky rast dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.

Analizat e 70 fëmijë treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës. Dyshohet se fëmijët janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror në qytetin e Gramshit. Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut.

Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi. Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke.

Më e rëndë bëhet situata jo vetëm nga mungesa e reagimit nga institucionet, por dhe nga tentativat për të fshehur ngjarjen, ndërkohë që 70 familje e kanë kaluar natën e 22 Majit në spital.

Pak javë më parë shqiptarët mësuan se kanë konsumuar tonelata fileto pule me salmonelë. Më 11 mars 2025, AKU bëri kontroll rastësor në 1 prej 4 loteve që një kompani shqiptare solli nga Brazili, ku u kontrollua 1 kontejner me 8 ton mish.

Skandali me helmimin e fëmijëve në Gramsh, reagon Qëndresa

Lini një Përgjigje