Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan...
Shtete e Bashkuara të Amerikës duket se kanë forcuar Njësinë e Antierrorit në vend. Teksa jemi në periudhë lufte dhe Shqipëria pak kohë më parë u fut nga SHBA në listën e vendeve ku mund të ketë sulme nga grupet iraniane, amerikanët duket se janë vënw në lëvizje.
Ambasada e SHBA bën me dije se Njësia e Antiterrorit është pajisur me dronët më të fundit, të cilët kanë dhe detektorë termikë.
“Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan. Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm”, shprehet ambasada.
Një përfaqësues i forcave amerikane ka dhënë detaje, duke u shprehur se ata përdoren nga forcat e rendit dhe ushtria në SHBA.
“Njësia antiterrorizëm e Policisë së Shtetit Shqiptar po pajiset me teknologjinë më të fundit amerikane të UAS-eve. Drone, të projektuara dhe të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, të cilat përdoren nga forcat e rendit dhe ushtria në SHBA dhe të ndërtuara për të përmbushur specifikimet ushtarake amerikane, tani janë në duart e Policisë së Shtetit Shqiptar. Ne gjithashtu po ofrojmë trajnime për agjentët që do të përdorin dronët. Në këtë mënyrë, ne rrisim aftësitë e zbatimit të ligjit të Shqipërisë duke u ofruar atyre pajisjet më të fundit të UAS-eve”, shprehet ai.
Më 1 prill, Ambasada e SHBA dha alarmin se Shqipëria mund të jetë objekt i sulmeve terroriste nga grupet e lidhura me Iranin. Ambasada shprehej se objektiv mund të jenë si subjekte të lidhura me SHBA, ashtu edhe elementë të opozitës iraniane që ndodhen në vend, pra përfaqësues të organizatës MEK në Manëz.
“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Pas këtij mesazh, njësia e Antiterroit mori masa. Si duket në lojë kanë hyrë dhe vete amerikanët. /Pamfleti
Lini një Përgjigje