
Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:
Seanca e parë e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi është caktuar më 27 prill. Ata përballen me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa gjatë seancës paraprake i mohuan akuzat duke pretenduar motive politike.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer kontrolle në qelitë e Ilir Beqajt dhe Erion Veliajt, për gjetjen e aparateve telefonike pas tensioneve të seancave gjyqësore.
Në sistemin penitenciar shqiptar, vitet e fundit janë shënuar 139 viktima, ku shumica humbën jetën për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa rastet e vetëvrasjeve mbeten shqetësuese.
Në Britani, një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë; 63 shqiptarë u dërguan në burg gjatë tre muajve të parë të vitit, sipas raportit të Home Office.
Ngjarjet kriminale në vend janë të shumta: një 50-vjeçar tentoi të vriste një 38-vjeçar për një borxh prej 100 eurosh; një 32-vjeçar u arrestua për tentativë rrëmbimi të një 39-vjeçareje; një 26-vjeçar në Tiranë thyen masën e “arrest shtëpie” për të kryer vjedhje; dhe në Sarandë, policia gjeti tritol në murin e jashtëm të një banese.
Ngjarje të rënda rrugore përfshijnë aksidentin në Ksamil, ku një 2-vjeçar u përplas nga një shofer i dehur, aksidentin fatal në Itali, ku Merita Qemalli, 62 vjeçe, humbi jetën në përplasje me një kamion gjatë kthimit nga pushimet e Pashkëve dhe aksidentin në Fushë Krujë–Vorë qe la një këmbësore të vdekur, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat dhe hetimet vazhdojnë.
Që është mulli më ere e kuptoj, por uji nga i vjen, thonin të vjetrit.