Vendimi i GJKKO nënkupton që procesi gjyqësor do të zhvillohet pa shqyrtim të plotë të provave dhe, në rast shpalljeje fajtor, të pandehurit përfitojnë ulje të dënimit.
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi për gjykim të shkurtuar. Po ashtu me këtë procedurë do trajtohen edhe të bashkëpandehurit e tjerë.
Vendimi i GJKKO nënkupton që procesi gjyqësor do të zhvillohet pa shqyrtim të plotë të provave dhe, në rast shpalljeje fajtor, të pandehurit përfitojnë ulje të dënimit.
Në seancën e radhës, SPAK pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare, duke i hapur rrugë më pas vendimit të gjykatës për këtë çështje.
Berberi ka kërkuar gjykim të shkurtuar që në fund të vitit që lamë, por gjyqtari i seancës paraprake argumentoi se për këtë do të vendosë trupa gjykuese e themelit.
Avokati mbrojtës i Berberit pretendonte se nuk provohen akuzat dhe e la në vlerësim të gjykatës në rast se hetimet janë apo jo të plota si dhe për pranimin e kërkesës së tij për gjykim të shkurtuar. Në këtë çështje, nga 23 të pandehurit, vetëm biznesmeni Valter Begaj ka kërkuar gjykim të zakonshëm.
Të pandehur janë: ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Adja Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa, si edhe dy shoqëritë "Net Group" dhe "DAAM".
Ata do të gjykohen për veprat penale: “Shkelja e barazisë se pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike" kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumenteve", kryer në bashkëpunim.
Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tenderë, që kapin vlerën e 5 milionë eurove. Berberi ishte pronar fakti i kompanisë “DAAM shpk, së cilës i ka dhënë tendera gjatë kohës që mbante pozicionet e Drejtorit të Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë dhe ARRSH-së.
Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Berberi, ndonëse e kishte kaluar fiktivivisht pronësinë e shoqërisë “DAAM” sh.p.k te persona të tjerë, vijonte të ishte pronari de facto i saj, duke e përdorur për të përfituar personalisht nga tenderat publikë.Shoqëria “Net Group” në pronësi të Valter Begajt përdorej për të devijuar para drejt “DAAM”, në letër në pronësi të Begajt, por që sipas hetuesve ishte në zotërim indirekt të Berberit. Ky i fundit vijonte të kontrollonte aktivitetin, vendoste për shpenzimet, punësimet, investimet dhe drejtonte përdorimin e llogarive bankare të kompanisë. Ai gjithashtu merrte vendimet për pagesa, pagat dhe licencat profesionale për projektim e mbikëqyrje.
Cfare turpi!!! Mbasi vodhen sa desheh miliarda tani ju ulet 1/3 e denimit 1,5 paraburgimin dhe cfare mbetet?? Mbetem vetem paga miliona e SPAKISTEVE DHE MENDER GJYQTAREVE TE GJKKO. Me kete rast nuk dalin ne publik sms me Balkukun dhe videot erotike.