
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi nisjen e fluturimeve në Shqipëri nga kompania “Ryanair”.
Përveç se do të ofrojë 200 fluturime në javë në 17 destinacione të ndryshme dhe fluturime direkte nëpërmjet Tiranës dhe kryeqyteteve europiane, Rama thotë së kjo është një mundësi e mirë për vende të reja pune.
“Kompania e fluturimeve Ryanair gati të nisë fluturimet drejt Shqipërisë më 31 dhjetor, pas nënshkrimit të marrëveshjes disa muaj më parë. 200 fluturime në javë në 17 destinacione. Ryanair planifikon krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe ofrimin e mundësive të reja për fluturime direkte ndërmjet Tiranës dhe kryeqyteteve evropiane”, ka shkruar kryeministri, në një postim në Facebook.
Lini një Përgjigje