
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar strategji sa i takon procesit ndaj Berishës. Prej dy ditësh gjyqtarja Irena Gjoka nuk po ja del të mbajë seancën për masën e sigurisë ndaj Berishës lidhur me aferën "Partizani". Dje u bënë shkak avokatët e Berishës, ndërsa sot një avokat i caktuar kryesisht.
Irena Gjoka caktoi si avokat shteti për Berishën, Artan Simonin. Por ky i fundit u sulmua nga njerëzit e Berishës dhe djali i tij, pasi sipas tyre është krah qeverisë. Avokati kishte bërë disa postime në rrjetet sociale ku dyshohet se sulmonte Berishën.
Pas akuzave, hyri në lojë SPAK dhe kërkoi ndryshimin e avokatit, duke mos lënë asnjë mundësi interpretimi nga Berisha.
Por ndryshe nga herën e parë ku u përmend emri i avokatit, GJKKO në njoftimin për mediat e mbajti të fshehtë emrin e avokatit të ri. Ai është njohur me akte dhe vetëm nesër në orën 10.00 do mësohet se askush do e përfaqësojë Berishën. Duket se kjo strategji është bërë për të mos lënë asnjë mundësi linçimi.
“Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10 e paradites”, njoftoi gjykata.
Lini një Përgjigje