TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2023, 18:29

Beteja gjyqësore e Berishës, gazetarja tregon detajet: Avokatët tentuan të bllokonin procesin, por dështuan

Shkruar nga Pamfleti

Beteja gjyqësore e Berishës, gazetarja tregon detajet: Avokatët

Gazetarja Etleva Delia ka treguar detaje nga seanca e sotme ndaj Berishës, ku dy avokatët e ish-kryeministrit e braktisën seancën pas dy orësh, pasi sipas tyre nuk u pranua kërkesa për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.

Sipas gazetares,  kjo ishte një tentative e dështuar e avokatëve për të zvarritur çështjen, në mënyrë që të kalonin pesë ditë dhe të shfuqizohej masa për Berishën.

Ajo shton se kërkesa nga avokatët për përjashtimin e gjyqtares është bërë gojarisht dhe jo me shkresë dhe në mënyrë zyrtare.

Sepse ata e kanë bërë gojarisht dhe jo me shkrim. Një kërkesë e tillë në formë zyrtare duhet bërë më shkrim. Ishte një tentativë e dështuar për të zgjatur këtë fazë, se  nëse shkon deri në 5 ditë, masa e sigurisë shfuqizohej.

Për të shmangur gjithë këtë duhej bërë ajo që pretendonin avokatët, duhej të zbatohej kushtetuta dhe të njoftohej Kuvendi”, tha Delia në “ABC News”.

Në lidhje me dosjen dhe atë çka ajo përmban, Delia tha se gjithçka nis në vitin 2005, në momentin që Berisha vjen në pushtet.

Pasi që nga momenti që Berisha vjen në pushtet, fillon të vihet në zbatim plani për privatizimin e kompleksit “Partizani” edhe pse ish-familjet pronare ishin shpronësuar dhe dëmshpërblyer në kohën e Italisë fashiste dhe kjo nuk mund të ndodhte sërish.

Gazetarja shton se çdo pengesë që i dilte përpara, kalohej me akte nënligjore, VKM  dhe ligje.

Në fakt pa u marrë fare me atë që pretendon Berisha, unë bazohem vetëm në atë që thuhet në dosje.

SPAK e cilëson që në momentin që erdhi në pushtet qeveria Berisha në vitin 2005, filloi te vihen në  zbatim plani për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”. Deri në atë moment, familjet ish-pronare, ishin shpronësuar dhe dëmshpërblyer.

Sipas SPAK në momentin që erdhi në pushte Berisha, nisin kërkesat e para dhe kthimin e pronave si ish pronar, 5 familja, një prej tyre edhe ajo e Jamarbër Malltezit.

Këtu nis gjithçka në momentin që me firmën e Berishës, vendoset që një sipërfaqe brenda kompleksit nga zonë sportive, të kthehet në zonë banimi.

Më pas kjo zonë ishte në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe këtu vjen shkelja tjetër. Bëhen mbledhje qeverie, bëhen VKM që janë për të rregulluar këto pengesa, bëhen akte nënligjore dhe ndryshohet ligje”, shton gazetarja.

Lini një Përgjigje