
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha braktisën seancën e sotme në GJKKO, kjo ka detyruar më pas gjykatën t’i caktojë Berishës si kryesisht, avokatin Artan Simoni, i cili është anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë.
Avokati Artan Simoni është paraqitur në gjykatë për të mbrojtur interesat e ligjshme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është nën hetim nga SPAK.
Me mbërritjen e avokatit në ambientet e GJKKO, seanca u shty për dy orë në mënyrë që avokati të ketë mundësi të njihet me aktet.
Nga ana e mbrojtësve Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.
Lini një Përgjigje