TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2023, 15:09

Drogimi dhe përdhunimi i 26-vjeçares, Balla i shkon në spital: Do ndëshkohen të gjithë autorët

Shkruar nga Pamfleti

Drogimi dhe përdhunimi i 26-vjeçares, Balla i shkon në spital:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në spitalin e Vlorës për të takuar 26-vjeçaren që mbeti viktimë e përdhunimit dhe nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike nga disa persona.

Balla tha për mediat se kultura e pandëshkueshmërisë së dhunës me bazë gjinore do të marrë fund.   

Ai u shpreh se vajza do ketë mbështetje të plotë ligjore dhe se autorët do të ndëshkohen për krimin.

“Nuk është e vërtetë që policia ka vepruar me vonesë. Emrat e fajtorëve i cakton prokuroria, lëreni të bëjë punën e vet. Të bëhemi të gjitha bashkë sepse vajza mund të ishte motra e secilit prej nesh. Dhuna me bazë seksuale dhe gjinore nuk është e re, por është krijuar kulturë pandëshkueshmëri, ju garantoj se do të marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë, që ka rënë pre e kësaj dhune.

Vajzë nga një zonë rurale që ka ardhur në Vlorë për të punuar dhe mbështetur familjen e vet. Kam ardhur t’i ofroj mbështetje kësaj vajze dhe familjes së saj. Kini besim tek drejtësia. Prokuroria e Vlorës po e heton këtë çështje”, tha Balla.

ministri balla perdhunim ndeshkim

Lini një Përgjigje