
Vetëm disa minuta shi u deshën dhe Durrësi i gjithi është përmbytur.
Më problematike paraqitet situata në kryqëzimet e lagjes 12, 18, 16, 17 dhe 4 e 5. Po shtu ëprmbytje ka pasur edhe në Shkozet e disa rrugë dytësore të plazhit dhe ish-kënetë.
Në rrugën pranë Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, banorë të zonës deklarojnë se kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza.
Urbanistin Artan Kacani tha se ndërtimet e shumta kanë shkaktuar këtë situatë, ku sa herë bie shi, këto rrugë bllokohen.

“Situata është serioze për vetë faktin se është shumë komplekse. Po flasim për një sasi të madhe sipërfaqe kodre e cila është mbuluar më shumë ndërtime vitet e fundit dhe nuk ka shkarkime të mirëfillta të ujërave të zeza, në këtë pikë përgjegjësia bie te projektet e viteve të fundit”, tha urbanisti.
Lini një Përgjigje