TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Janar 2024, 19:24

Nisin pazaret për të mbushur drejtësinë e re? Magjistratura ndryshon kriterin e notës mesatare

Shkruar nga Pamfleti

Nisin pazaret për të mbushur drejtësinë e re? Magjistratura

Pasojat e reformës në drejtësi duket se po kthejnë shkollën e famshme të “Plepave”. Berisha e mbushi drejtësinë me njerëz të dalë nga kurse 6 mujore, por duket se tani gjykatat dhe prokurorët do të mbushen me studentë që e kanë marrë me mik shkollën.

Deri dje Shkolla e Magjistraturës përdorej nga ministra, deputetë, gjyqtarë e prokurorë që të fusnin në sistem fëmijët e tyre. Me reformën situata ndryshoi, por duket se sërish janë dhënë sinjale pazaresh. Sot Shkolla e Magjistraturës ka njoftuar se ka bërë ndryshime sa i takon kriterit të notës mesatare.

Me rregulloren e vjetër, duhej që mesatarja të jetë mbi 8 për lëndët kryesore. Për ata që nuk e dinë, në Fakultetin e Drejtësisë bëhen shumë lëndë, ku një pjesë janë vetëm përm formim juridik, rezultati i të cilave nuk merrej parasysh. Por shkolla ka njoftuar se ka vendosur që tani mesatarja të jetë e përgjithshme, pra për të gjitha lëndët. Pra mundtë futen në sistem ata që në lëndët bazë mund të kenë nota të ulëta, por kanë “shkëlqyer” te lëndët e tjera më pak të rëndësishme dhe që nuk merreshin parasysh.

 Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2024-2025 se:

Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, vendosi të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore.

Dispozita e ndryshuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës, neni 10, pika d dhe d/1, parashikon se: ““d) ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë). Për të diplomuarit “juristë”, në programe në gjuhë të huaj jashtë vendit, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike;

d/1) nota mesatare e përgjithshme del nga shumatorja e notave të të gjitha lëndëve të zhvilluara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e pjesëtuar me numrin total të tyre.”.

Këshilli Drejtues i Shkollës vendosi të ndryshohen/shtohen dispozitat lidhur me provimin e fazës së dytë në mënyrë që të parashikohet realizimi i provimit të pranimit, faza e dytë, në dy ditë të ndryshme, ku në ditën e parë provimi do të bëhët vetëm për 5 (pesë) tezat e lëndëve, ndërsa ditën e dytë provimi do të bëhet vetëm me rastet praktike. Në ditën e dytë të fazës së dytë, provimi mbi raste praktike, u vendos të shtohet 1 (një) rast praktik në të drejtën administrative.

Provimi i pranimit në fazën e dytë do të ketë 400 pikë: 250 pikë në ditën e parë të provimit me 5 (pesë) teza dhe 150 pikë në ditën e dytë të provimit me 3 (tre) raste praktike.

Modeli i tezës së fazës së dytë të provimit, dita e parë, është si vijon:

MODEL TEZE (Faza e dytë, dita e parë) kandidatë për magjistratë, këshilltarë, ndihmës ligjorë

Totali i pikëve të çdo teze është 50 pikë.

Lini një Përgjigje