TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Janar 2024, 15:40

Virozat e stinës, ISHP qetëson qytetarët: Numri i rasteve është ulur por tregoni kujdes

Shkruar nga Pamfleti

Virozat e stinës, ISHP qetëson qytetarët: Numri i rasteve

Shqipëria e ka kaluar pikun e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Të sëmurët që i janë drejtuar spitaleve dhe qendrave shëndetësore javën e fundit të janarit, referuar të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, kanë pësuar rënie.

Nga mbi 17 mijë raste, numri ka zbritur në rreth 16 mijë.

Por, në raport me të njëjtën periudhe të dy viteve të shkuara sipas specialistëve të shëndetit publik, virozat janë me intensitet më të lartë. Po ashtu dhe të sëmurët që kanë nevojë për ndihmën e mjekut.

Më shumë se 10 mijë persona rezultojnë të prekur nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ndërsa mbi 5 mijë nga ato të poshtmet.

Më të prekur janë më të vegjlit. Moshat nga 1 në 4 vjeç ndiqen nga bebet dhe më pas fëmijët në moshë shkollore.

Në Gjirokastër e Gramsh vihet re përhapje më e madhe e virozave, por për shkak të numrit më të lartë të popullsisë Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë dhe numrin më të madh të të sëmurëve.

Aktualisht në vend sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik qarkullon gripi i tipit A dhe B, coronavirus dhe viroza të tjera.

Lini një Përgjigje