TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Janar 2024, 18:39

"SPAK po përgatit "Metamorfoza 3”, paralajmëron Karamuço: Do zbulohen urdhra për vrasje dhe fshehje pronash

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK po përgatit "Metamorfoza 3”, paralajmëron

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, tha se SPAK po përgatit dosjen “Metamorfoza 3”.

Karamuço ka treguar detaje, teksa shprehet se nga hetimet do të dalin të dhëna për biznesmenë dhe funksionarë të tjerë të Policisë së Shtetit.

Ai theksoi se nga këto hetime mund të zbulohen urdhra për vrasje dhe fshehje të pronave.

Eksperti vijoi duke thënë se kjo dosje është voluminoze dhe ka një fluks informacionesh.

“Jam në dijeni që SPAK po përgatit dosjen Metamorfoza 3. Do të dalin të dhëna të tjera për biznesmenë, funksionarë të lartë të policisë së shtetit, qoftë me përgjime, me urdhërime për vrasje, por edhe fshehje të pronave. Është një fluks i madh informacionesh. Sigurisht që ka një volum të madh dhe kërkon një punë të jashtëzakonshme”, tha ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje