
Një video është bërë virale në internet, pasi një burrë në Zharrës të Fierit i shpëton mrekullisht kafshimit nga luani. Po po, nga luani.
Në Fier kjo kafshë e egër mbahet si kafshë shtëpiake dhe burri në video shpëtoi mrekullisht. Por mësohet se pas reagimit qytetar, ka vendosur të ndërhyjë policia.
Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet kjo kafshë e cila nuk duhet të mbahet në banesë, policia e fierit ka ngritur një grup i posaçëm pune për të trajtuar rastin, për shkak të natyrës së veçantë që ai paraqet.
Policia po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të marrë masa urgjente që sigurojnë jo vetëm largimin e kafshës nga ambienti i banimit, por edhe ndëshkimin e përgjegjësve sipas ligjit.
Sipas policisë mbajtja e një kafshe të egër dhe të rrezikshme si luani në ambiente shtëpie është jo vetëm e papërgjegjshme, por përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë publike.
Lini një Përgjigje