TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2025, 21:59

Nisen 15 emigrantët e parë drejt Gjadrit, 25 të tjerët arrijnë nesër në mbrëmje

Shkruar nga Pamfleti

Nisen 15 emigrantët e parë drejt Gjadrit, 25 të tjerët

Të enjten priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjaderit në Shqipëri. Sipas ‘TG Com’, një anije me 15 emigrantë, e nisur nga Brindizi, duhet të arrijë në portin e Shëngjinit rreth orës 15.00.

Anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë pritet në mbrëmje, rreth orës 19.00. Në total, pra, priten rreth dyzet persona, e barabartë me kapacitetin aktual të CPR të ngritur brenda kampit të Gjadrit.

Lini një Përgjigje