TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2025, 21:40

Tërheqja e Trump, Shqipëria dhe Kosova nuk preken nga pauza 90 ditore për tarifat

Shkruar nga Pamfleti

Tërheqja e Trump, Shqipëria dhe Kosova nuk preken nga pauza 90 ditore

Vetëm pak ditë pas tronditjes që krijoi në tregjet botërore, përfshi madje edhe bursën amerikane, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezullon për një periudhë 90-ditore tarifat tregtare për më shumë se 75 vende të botës, përfshi shumë shtete të Evropës dhe Azisë.

Gjatë kësaj periudhe, Presidenti Trump sqaron se këto vende do të kenë një tarifë në vetëm 10% për shumicën e produkteve, gjë që nuk e prek Shqipërinë dhe Kosovën, ndaj të cilëve tarifa e vendosur që në fillim nga Presidenti amerikan ishte në vlerën 10%.

Në vendimin e firmosur këtë të mërkurë, kreu i Shtëpisë së Bardhë përjashton nga pezullimi vetëm Kinën, për të cilën njofton rritje të mëtejshme të tarifës, në vlerën e 125%.

Në një postim të tij në platformën sociale Truth Social, Trump shpjegoi se pauza për 75 vendet ishte një mundësi për të diskutuar dhe arritur marrëveshje, duke theksuar se ato kishin kërkuar një dialog me agjencitë amerikane, përfshi Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë.

“Këto shtete kishin treguar gatishmërinë për t’u angazhuar në dialog dhe për të arritur marrëveshje që përmirësojnë kushtet tregtare dhe shmangin barrierat që kanë ndikuar në tregtinë e lirë. Ndaj kam autorizuar një pauzë 90-ditore dhe një tarifë të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, që hyn në fuqi menjëherë”, sqaroi Presidenti i SHBA.

Lini një Përgjigje