TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2025, 20:52

Kur SPAK bën rolin e ‘cubit’, si Dumani me shokë kërkojnë të censurojnë median

Shkruar nga Pamfleti
Kur SPAK bën rolin e ‘cubit’, si Dumani me shokë
Bledar Maksuti dhe Olsi Dado

Në SHBA u nxorën sekrete ushtarake dhe plane lufte, dhe nuk i kërkoi njeri llogari gazetarit se pse e bëri...

Një hije skandali ka dalë sot në media. Prokuroria e Posaçme ka marrë revansh dhe mendon se mund të nënshtrojë këdo, politikën, krimin, qytetarët dhe mediat.

Teksa nga njëra anë vetë prokurorët dhe stafi nxjerrin dosje të caktuara duke ua dhënë gazetarëve të caktuar, ata të tjerët që punojnë me zotësi duhet të ndëshkohen, sipas SPAK.

Pak ditë më parë u mbajt në Kushtetuese seanca ndaj gazetarit Elton Qyno, i cili ka ankimuar sekuestrimin e telefonit dhe mjeteve të tjera të punës nga ana e SPAK, e cila e akuzon për nxjerrje të sekretit hetimor.

Por në seancë, ka pasur një moment që ka nxjerrë zbuluar SPAK. Kjo e fundit përfaqësohej nga prokurorët Ols Dado dhe Bledar Maksuti, të cilët kanë dhënë leksione gazetarie, duke harruar që janë prokurorë dhe jo pedagogë.

Maksuti këmbëngul se Elton Qyno ka shkelur ligjin, pasi sipas tij ai nuk u ka marrë leje për materialet që ka nxjerrë. Skandali është se ai shprehet se gazetarët kur kanë dokument ekskluziv, duhet të marrin leje nëse duhet t’i publikojnë apo jo. Madje ai pranon se ka pasur gazetarë që e kanë bërë një gjë të tillë.

Bledar Maksuti: Më duket se po tejkaloni pak kompetencat dhe po nënçmoni rolin e dëshmitarit, ku gazetari bën një nënçmim në shkrim se a është i vërtetë dëshmitari dhe a ka hetuar prokuroria për trafik armësh. Shkrimi mos është përtej raportimit dhe hyrja në kompetenca që nuk i takojnë gazetarit?

Bledar Maksuti: Kemi pasur raste kur gazetarët e kronikës së zezë kanë pasur informacione dhe kanë ardhur na kanë kontaktuar. Ky informacion është i vërtetë apo jo dhe a mundem ta publikoj, dhe a ju prish punë apo jo?

Olta Zaçaj: Jemi në kushtet e praktikës apo është detyrim ligjor?

Bledar Maksuti: Nuk po flasim për detyrim ligjor. Po flasim për një detyrim etik.  

Deklaratat e tij janë në kufirin e skandalozes. Si mundet që një gazetar të marrë leje te SPAK që ‘të prish ty punë ta nxjerr unë këtë dokument apo jo’. Në SHBA u nxorën sekrete ushtarake dhe plane lufte, dhe nuk i kërkoi njeri llogari gazetarit se pse e bëri. SPAK duhet të na tregojë se si ka mundësi që pas çdo mase arresti, dosjet hetimore dalin në të njëjtën kohë në media. Pse kur i intereson gazetarët duhet t’i publikojnë dhe kur nuk i intereson ata duhet t’i zhdukin. SPAK duhet ta dijë se nuk ëhstë as AMA dhe as pronar mediash. Secili gazetar e di vetë se çfarë publikon dhe nuk ka se si të marrin më parë leje. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje