
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se puna e SPAK ka nisur të japë efektet e para. Sipas tij, goditja e Porkurorisë së Posaçme në nivelet më të larta të policisë ka bërë që kjo e fundit të ndryshojë qasje dhe të jetë më serioze.
Karamuço tha se Policia e Shtetit ka bërë një përparim të dukshëm në luftimin e krimit në Republikën e Shqipërisë, sidomos gjatë viteve të fundit. Ai shtoi se për gati 50 ditë në Republikën Shqipërisë nuk është regjistruar asnjë vrasje, sipas tij ky është një rekord, që nuk është arritur nga asnjë vend tjetër i rajonit.
“Rrjete e madhe e SPAK ka pasur edhe drejtues të nivele të drejtuesve të lartë të shtetit, që e kanë përdorur madje nëpërmjet tyre kanë dalë edhe shumë gjëra. Ne i kemi folur, imagjinuar, por që tashmë janë vërtetuar, disa janë ende në hetim edhe disa po gjykohen e kështu me radhë. Tani sa i takon policisë unë disa herë e kam ,mbrojtur, kur ka qenë për të mbrojtur dhe disa herë e kam kritikuar kur ka qenë për t’u kritikuar.
Por, aktualisht si performancë mua më duket shumë në rregull krahasuar me periudhat më parë, me periudhën e një viti më parë dhe me periudhën e një viti më parë. Policia ka një rregullim. Ne i shikojmë tek shifrat e vrasjeve që janë ulur. Kemi qenë të 3 ose 4 në indeksin evropian për kriminalitetin, kurse tani jemi të 7. Por, tani kemi kapur një rekord, kemi kaluar 50 ditë pa asnjë vrasje në Republikën e Shqipërisë që nuk ndodh në të gjithë rajonin, që të mos ketë 50 ditë asnjë vrasje. Kurse drejtori i Policisë së Shtetit që u kritikua sot nga Berisha, dje në Elbasan ka pasur zero vrasje. Pra këto janë shifra që tregojnë se ka një ndryshim”, tha Karamuço në emisionin “Real Story” në ABC News
Lini një Përgjigje