
Gazetari Basir Çollaku dhe njëherësh kandidat i PD në Qarkun e Dibrës, ka lëshuar akuza për një ministër.
Sipas tij, ai ka marrë 500 mijë paund për të favorizuar një të inkriminuar shqiptar që të kthehet në krahët e të dashurës së tij.
“Një ministër ka marrë 500 mijë paund për të favorizuar një të inkriminuar shqiptar në Londër. Më pas lehtësohen rrethanat për të dënuarin dhe ai kthehet në krahët e së dashurës. Ministri më pas e pyet nëse ishte i kënaqur me gjendjen e re të lirisë ku ministri ishte i përfshirë. Dhe ai i thotë se sa herë përqafoj të dashurën me del surrati yt përpara sepse andej kaluan paundët për të ndodhur kjo histori. Sot ministri ende i patrazuar nga SPAK vijon të drejtojë një qark si drejtues politik. Madje po përpiqet të ndihmojë edhe kandidatët e tjerë të inkriminuar të partisë së tij duke sulmuar opozitën. Përgjimet janë aty ministër. Nuk do të amnistohesh megjithë aksesin aktual në qokat e hetimit. Kjo është një ngjarje e dosjeve të sky-enchro. Natyrisht nuk është i vetëm. Janë edhe ministra të tjerë. Pyetja e përsëritur është përse nuk vetëdeklarohen. Të pandehur arrestuar jashtë trafikantë dhe biznesmenë kanë një arkiv të rëndë kompromentues ku pushtetarët qeveritarë ngarkohen me përgjegjësi të rëndë penale. Transaksionet financiare, të pronave, investimet pastrimi i parave janë akuza reale nëpër dosje. Çunat e Londrës, Dubait, Holandës, Belgjikës kanë nën kontroll gjysmën e kandidatëve të mazhorancës.
Ministër mos plotëso kërkesat e bashkiakëve kandidatë kundër opozitës. Secili të mendojë për veten sepse dosjet do të shpërthejnë për shumë prej jush”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje