TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2025, 21:40

Dosja McGonigal, Shemsi Prençi: FBI po thellon hetimet, SPAK po shkon drejt Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Dosja McGonigal, Shemsi Prençi: FBI po thellon hetimet, SPAK po shkon

Shemsi Prençi, kandidat për deputet i Euroatlantikëve në Qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit, tha në ‘Të Pashoq’ se SPAK do të mbërrijë deri te Kryeministri Edi Rama me dosjet hetimore.

Prençi tha se ekspertët e FBI që kanë ardhur edhe në Shqipëri janë në kuadrin e thellimit të hetimeve për çështjen McGonigal, që do të thotë se duhet të shkohet drejt Kryeministrit.

Ai theksoi se nuk është në gjendje të thotë nëse kjo do të ndodhë para ose pas 11 majit, duke theksuar se hetimet nuk kanë kohë të përcaktuar.

Me aq sa e njoh unë hetimin, nuk ka kohë të kufizuar dhe duhet pasur parasysh se ka pengesa. SPAK do të vazhdojë hetimet drejt Kryeministrit.

Me sa jam unë në dijeni këto hetime po shkojnë drejt Kreut të Qeverisë. Pyetja publike që ngre unë është ku është Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave?

Kryeministri nuk na tha se për çfarë sëmundje është kuruar. Duhet bërë transparente diagnoza, sëmundja, për çfarë është kuruar që ne ti urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim në detyrë.

Pse nuk është rikthyer në detyrë?

SPAK po shkon drejt Kryeministrit, telefoni i tij është prekur, pavarësisht se Edi Rama i tha Prokurorëve mos guxoni të vini te unë.

Përmbajtja e telefonit të kryeministrit është në dosjet e SPAK.

Çfarë rëndësie ka nëse të sekuestrohet telefoni ose jo, kur përmbajtja e bisedave të Kryeministrit është në dosjet e SPAK.

Kemi arrogancë në bisedat e kryeministrit me ministra, që ndoshta nuk do i lexojmë as të zbardhura”, tha Prençi.

Lini një Përgjigje